KulturëLajmeMaqedoniTopLajm

Grubi i prerë, ska punime pa mos përfunduar punën ekipet arkeologjike

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka vizituar sot lokacionin ku ditë më parë u gjet epitafi me vlerë të madhe arkeologjike me mbishkrimin ‘Dardanus’, ndërsa është zotuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara ligjore për ruajtjen dhe dërgimin e çdo artefakti të gjetur në këtë lokacion.

“Bashkë me drejtuesit e institucioneve kompetente vendore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore vizitova sot lokacionin ku ditë më parë u gjet epitafi me vlerë të madhe arkeologjike me mbishkrimin ‘Dardanus’. Në vendngjarje janë në rrjedhë e sipër gjurmimet e mëtejshme arkeologjike që po i zhvillon Qendra Nacionale për Konservim në Shkup dhe dua të siguroj opinionin se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara ligjore për ruajtjen dhe dërgimin e çdo artefakti të gjetur në këtë lokacion në Muzeun Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha zëvendëskryeministri Grubi.

Ndryshe, ditë më parë u ngjallën reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi u publikua një fotografi të një guri të varrit me mbishkrimin Dardanus, ndërsa u aludua se dikush, qëllimshëm po i fsheh gjurmët e të parëve tanë. Madje, u spekulua se në lokacionin ku u gjet mbishkrimi, në Komunën e Karposhit, po punohet për të fshehur të gjithë gjurmët arkeologjike.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close