
Në tunelin Shkup-Bllacë drejt kufirit Maqedoni e Veriut – Kosovë është liruar rruga, janë hequr semaforët dhe pengesat që ishin për punime, përcjellë Top24.
Kjo pasi u shkaktonte qytetarëve çdo ditë tollovi dhe radhë të gjata që pritnin për të kaluar sepse funksiononte vetëm njëra korsi.
Zv/kryeministri Grubi paralajmëroi se do të ndërpriten punimet për të mundësuar trafik të pandërprerē në të dy korsitë gjatë muajit gusht në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata gjatë sezonit turistik dhe fluksit të shtuar të makinave.
Punimet sipas Grubit në tunel do të vijojnë në shtator dhe afati i përfundimit gjithashtu spostohet.
Grubi : Ashtu siç ju informuam para ca ditësh, me kërkesën tonë dhe në bashkëpunim me ndërmarrjen e rrugëve dhe policinë si dhe realizuesin dhe mbikqyrësin e punimeve në rrugën Shkup – Bllacë, pengesat në tunel u hoqën përkohësisht, deri në fund të muajit gusht, për të përballur fluksin e madh të trafikut në këtë rrugë e cila po rikonstruohet tërësisht.
Por, nga shtatori, punimet do të vazhdojnë sepse tuneli duhet rikonstruktuar për arsye se paraprakisht, të gjitha kanalet ujore ishin betonizuar dhe ky tunel dhe kjo rrugë me dekada të tëra nuk është ribërë në tërësi.
Për fat të keq, vonesat më të mëdha shkaktohen për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel nga individë të papërgjegjshëm dhe këtë e kam vënë re disa herë edhe vet. Ka deklaruar Grubi. Top24



