LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Ftoj Prokurorinë të hetojë çdo pretendim korruptiv nga 2002 deri sot

Debat i nxehtë në foltoren e Kuvendit u zhvillua mes zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe deputetëve të VMRO-së pas shkarkimit të ministrave dhe akuzave që VMRO-ja i lëshoi në adresë të Grubit.

Ky i fundit tha se VMRO-ja është organizatë kriminale dhe se ata e shpikën korrupsionin dhe se ata vetë e kanë pranuar këtë.

Mes tjerash zëvendëskryeministri i parë, Grubi ftoi Prokurorinë që të hetojë çdo pretendim korruptiv nga 2002 deri sot.

Fjalimi i plotë i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

I dashur Kryeministër, hajduti mendon se të gjithë janë hajdutë, kleptomani të gjithë i shikon si kleptomanë, të gjithë! Këta fëmijët e Sasho Mijallkovit dhe të Nikolla Gruevskit, i dashur Kryeministër, kolegë, pasi ata nuk do të dëgjojnë, por VMRO DPMNE është nëna, babai, gjyshi, gjyshja që e ka shpikur korrupsionin, që ka doktoruar për korrupsion, dmth hajdutëri nga dita e parë deri në ditën e fundit, prandaj dinë më së miri se ku është mjalta që ti fusin duart, për atë dinë më së miri çdo ditë dhe kërkojnë të vijnë në Qeveri jo që ta ndihmojnë Maqedoninë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, por mjalta ju ka mbetur merak, prandaj çdo hajdut i sheh të tjerët si hajdut dhe çdo kleptomat sheh tek të tjerët kleptoman!
;

Në lidhje me vëllain, 20 vite punon biznes privat, me të cilin unë nuk kam asnjë pikë të përbashkët, zero dhe të të informoj se kontrata me një fqinj tëndin është bërë edhe ti e njeh, është pesë herë më i vogël se ai që po e shpif në media dhe është bërë nga person fizik përmes kredisë me hipotekë që paguhet për 20 vite. Në lidhje me Merita Mustafain, e akuzoni për korrupsion dhe ju lutem të dëgjoni mirë, për tender, po, për Byronë për Meteorologji, për tender që e ka publikuar z. Geer, ambasadori i Bashkimit Europian, e ka zbatuar Bashkimi Europian, delegacioni i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, e ka zgjedhur ofertuesin, e ka blerë pajisjen dhe ia ka dhuruar shtetit përmes Ministrisë së Ekonomisë, Byrosë për Meteorologji. Ju sapo e fajësuat ambasadorin Geer se është më i korruptuari në shtet, se Bashkimi Europian është i korruptuar, dmth ky është skandali më i madh.

Kur ju japin informata, si quhet ai Pashovski, deputeti juaj që aplikon për atë që e quani ju kontrollim i autorizuar teknik, edhe atë si analfabetë nuk dini ta lexoni, për të fituar licencë duhet t’ju informojë saktë se dilni në press konferencë dhe në foltore të Kuvendit dhe akuzoni një Bashkim Europian të tërë se me korrupsion ka blerë pajisje dhe ia ka dhënë Ministrisë së Ekonomisë dhe Byrosë për Meteorologji. Mendoj është turp, do ju kisha lutur të tërhiqeni pak dhe të mendoni në lidhje me këtë çështje. Edhe për diçka t’ju informoj se Byroja për Meteorologji nuk akrediton bre shokë, akrediton Instituti për Akreditim, edhe kjo është analfabetizëm, në mënyrë institucionale analfabetizëm, a është ashtu profesoreshë? Ju faleminderit!

E vetmja parti në vendin tonë me konfirmim nga Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Martin Protuger, Ilija Dimovski, Elizabeta Çingarovska se VMRO DPME-ja është organizatë kriminale e vërtetuar me vendim gjyqësor, me konfirmim të bashkëpartiakëve tuaj që dikur ishin të ulur këtu dhe në Qeveri. Edhe Sasho Mijallkovi njëkohësisht, edhe Nikolla Gruevski, gjithë shoqëria juaj, po ata ishin baballarët tuaj! Ju kryqëzoheni në emër të Nikollës dhe Sashos, ju jeni frikësuar ti shihni në sy, betoheni në ta!

Mirë që ma përmende, ju dhe liderit tuaj Mickoski ju interesonte vetëm Dimitari, nuk i interesonte Nikolla, Sasho, Mile, Gordana, Ilija, Elizabeta, Vllado, vetëm biznes partneri, në biznesin hidropolitikë, le të dalë dikush le të më demantojë, e dini se e di, partneri i tij në hidrobiznesin, vetëm për atë i intereson që ti ndihmohet në proces gjyqësor, për aty ku edhe i juaji njejtë në një proces tjetër edhe Janushevi është i fajësuar. E pranuan fajin po, po, që të qëndrojë në shtëpi. Edhe për një tjetër intervenon shumë dhe intervenon shumë në të gjitha instancat, por në një kohë tjetër do të flasim për atë.

Shokë me konfirmim organizatë kriminale, ndërsa në lidhje me të gjitha pretendimet që i keni, jo ju por unë nga foltorja e Kuvendit e ftoj Prokurorinë, unë Artan Grubi të hyjë dhe të hulumtojë gjithçka, nga fillimi deri në fund, të hulumtojë për të gjitha pretendimet e juaja dhe për çdo dyshim që mund të kenë. Nga viti 2002, edhe pse s’kam qenë në politikë deri në vitin 2023! E vetmja parti jemi që ka vendim nga Këshilli Qëndror, të dërguar deri te Prokuroria Speciale Publike dhe deri te Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, të investigohet çdo anëtar i BDI-së, kryetar komune, ministër, zëvendës ministër, sekretar shtetëror, drejtor, zëvendës drejtor, deputetë, bëjeni ju këtë apo kushdo tjetër! E publikuar është, e kemi dërguar edhe në Prokurorinë Speciale, deri te Katica dhe Villma Ruskovska. Dërguan letër që ta investigojnë edhe djalin tim 2 vjeçar bre, 2 vjet i ka, ja le të vijë Prokuroria, le të investigojë gjithçka që ju e keni si pretendim, nuk e di sa të bëjë më shumë për ju!

Në lidhje me pyetjet tjera, rreth asaj që e tha edhe Arbëri, më vjen shumë keq për atë që e tha Nikollovski në foltore! Njihemi a po, ju po thoni se me hebëll nuk keni mundur të më largoni, ato janë pretendime ndaj nesh, të lutem të mi lësh edhe këto dy minuta. Del kryetari juaj, paramendoni me uniformë të maskuar, me ndonjë kallashnikov të zbrazur apo lojë, gra dhe fëmijë pas tij në shoqërim, në betim dhe e nxit Nikollovskin tuaj të thotë se në vitin 2023 do të ketë luftë ndaj shqiptarëve!

Dy kryetarë komunash tuaj në qytetin e Shkupit, dy tuajt një grua dhe një burrë, kryetari i Komitetit tuaj ekzekutiv si ju quhet, orientim të qartë dhe urdhër me shqiptarë të mos bashkëpunohet, të mos ju jepen aktvendime për legalizim shqiptarëve nëpër komuna, të mos ju jepet leje për ndërtim afaristëve shqiptarë në ato komuna për arsye të atyre politika raciste demografike. Pyeteni, pse nuk përgjigje që 5 ditë, ja unë ju dhashë përgjigje, po them Prokuroria le ta investigojë të gjithë atë, zgjidheni cilën Prokurori të doni, edhe atë rusen inkuadrojeni edhe ata le të investigojnë, edhe atë hungarezen silleni, le të vijnë dhe le të investigojnë!

Shokë, më vjen keq për atë në të cilën u transformuat, ka shumë njerëz të ndershëm në VMRO DPMNE, u shëndrruar në parti që prodhon vetëm lajme të rrejshme, vetëm shpifje dhe nuk keni asnjë projekt. Në këto vite, për momentin partia juaj nën këtë udhëheqësi, në periudhë më të gjatë jeni në opozitë sepse vetëm po humbni. Më shumë keni skandale sa jeni opozitë sesa që keni kur keni qenë në pushtet! Turp, turp! Profesoreshë me vendim publik gjyqësor organizatë e konfirmuar kriminale, e pranuar nga vetë bashkëpartiakët tuaj!

Related Articles

Back to top button
Close
Close