BotaLajme

GROENLANDA I THOTË “JO” SHBA-VE / Protesta masive kundër konsullatës së re dhe ndikimit amerikan

Qindra qytetarë në Groenlandë kanë protestuar kundër ambicieve të Presidentit amerikan Donald Trump për rritjen e ndikimit të SHBA-ve në ishullin arktik. Demonstratat u zhvilluan në kryeqytetin Nuuk, gjatë inaugurimit të konsullatës së re amerikane, ndërsa autoritetet groenlandeze refuzuan të marrin pjesë në ceremoni. Banorët theksojnë se Groenlanda nuk është në shitje dhe se sovraniteti i saj nuk negociohet.

GROENLANDA I THOTË “JO” SHBA-VE  / Protesta masive kundër

Qindra protestues dolën në rrugët e Nuuk-ut, kryeqytetit të Groenlandës, për të kundërshtuar hapjen e konsullatës së re amerikane dhe deklaratat e Presidentit Donald Trump për rritjen e ndikimit amerikan në ishullin arktik.

Me pankarta ku shkruhej “Groenlanda u përket groenlandezëve” dhe “Jo është Jo”, demonstruesit marshuan në qendër të qytetit, ndërsa më pas qëndruan në heshtje me shpinën nga godina e re diplomatike amerikane.

“Në një botë demokratike, jo do të thotë jo.” ishin thirrjte dhe pankartat e tyre.

Protesta vjen pas vizitës së të dërguarit special amerikan, Jeff Landry, i cili zhvilloi takime me drejtues politikë dhe biznesmenë vendas. Vizita e tij u prit me kritika, pasi sipas protestuesve, SHBA po shton presionin ndaj Groenlandës

Presidenti Donald Trump ka deklaruar disa herë se Groenlanda ka rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, sidomos përballë Rusisë dhe Kinës. Madje, administrata amerikane kishte shqyrtuar edhe mundësinë e kontrollit mbi territorin.

Qeveria e Groenlandës ka reaguar ashpër, duke theksuar se ishulli nuk është në shitje dhe se do t’i përkasë gjithmonë popullit groenlandez. Kryeministri Jens-Frederik Nielsen refuzoi të marrë pjesë në inaugurimin e konsullatës, ndërsa munguan edhe ministra të kabinetit.

Konsullata e re amerikane, një ndërtesë moderne shumëkatëshe në qendër të Nuuk-ut, konsiderohet nga disa vendas si simbol i zgjerimit të pranisë amerikane në rajon.

Ndërkohë, Uashingtoni dhe Groenlanda vijojnë negociatat për rritjen e bashkëpunimit ushtarak në Arktik, një rajon që po fiton rëndësi gjithnjë e më të madhe strategjike në politikën globale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close