LajmeMaqedoniTopLajm

Gratë shtatzëna lirohen nga puna me prani fizike, deri në përfundim të pandemisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkujton se në pajtim me vendimin qeveritar, të publikuar në Gazetën zyrtare, grate shtatzëna lirohen nga puna dhe obligimet e punës me prani fizike në vendin e punës, deri në përfundim të pandemisë me KOVID-19, të shpallur nga Organizata botërore e shëndetësisë.

“Përmbajtja e masave është rregulluar me nenin 13, pika 11 dhe nenin 16 nga Vendimi për rekomandimet preventive, masave të përkohshme, masave të urdhëruara, protokolle, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja ngjitëse COVID-19, shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, rastet dhe periudha kohore e zbatimit të tyre, shpallur në Gazetën zyrtare më 4 nëntor të këtij viti”, thonë nga Qeveria.

Nga atje cekin se këtë informatë e shpallin pas interesit të shprehur rreth detyrimit për punë dhe obligime të punës me prezencë fizike në vendin e punës, të grave shtatzëna, pas 31 dhjetorit të vitit 2020.

Vendimi i Qeverisë është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 3 nëntor të këtij viti, pas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close