Ambasadori i Shqipërisë, z. Petrit Malaj, ndan çmimin prestigjioz “Valltarët e Vitit 2024”!
Në një edicion të veçantë të laureatëve më të mirë, për herë të parë u shpallën valltarët më të suksesshëm të vitit. Ky çmim u akordua pikërisht në një moment historik, kur Vallja e Tropojës u bë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.
Avniu dhe Xheneta, dy emra të shquar në botën e vallëzimit, impresionuan jurinë dhe publikun me interpretimin e tyre autentik dhe profesional të “Kcimit Tropojan”.
Pasioni i tyre për vallëzimin, sakrifica, emocionet dhe sinqeriteti në çdo performancë, qofshin ato në skena kombëtare apo ndërkombëtare, i kanë vendosur ata në rrugën e suksesit të vazhdueshëm.
Me këtë çmim të merituar, Avniu dhe Xheneta janë një shembull frymëzimi për të gjithë artistët shqiptarë që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e kulturës kombëtare.
Urime, bijtë e Shqipes! Ju priftë mbarë drejt fitoreve edhe më të mëdha!