LajmeMaqedoniTopLajm

Gordana Siljanovska Davkova ka pranuar Certifikatën nga KSHZ-ja për kryetare të shtetit

KSHZ-ja sot i dha Certifikatën për Presidente të zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovës, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti. Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski ia dorëzoi certifikatën Siljanovska Davkovës dhe në emër të Komisionit i uroi mandat të suksesshëm.

Dashtevski në seancë deklaroi se për kryetare është zgjedhur Gordana Siljanovska Davkova me shumicën e votave nga votuesit që kanë votuar. Siljanovska Davkova fitoi 561.000 vota, kundrejt kundërshtarit të saj Stevo Pendarovski, për të cilin votuan 251.899 votues.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë konstatoi se numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për zgjedhjet presidenciale të regjistruar në Listën zgjedhore ishte 1.814.317, ndërsa votuan 861.218. Numri i përgjithshëm i votave të papërdorura është 953.121, i fletëvotimeve të vlefshme 812.899, i votave të pavlefshme 48.289, dhe përqindja e zgjedhësve që kanë votuar është 47.47.

Profesoresha universitare Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë që do të zgjidhet në këtë post.

Related Articles

Back to top button
Close
Close