RajonTopLajm

GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VENDOS: NUK KA RIVOTIM NË HAN TË ELEZIT DHE SKENDERAJ, FUNDI I SHPRESËS PËR BEKIM JASHARIN DHE REFKI SUMËN

Gjykata Supreme e Kosovës e ka anuluar vendimin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) duke mos e çuar në rivotim Hanin e Elezit. PZAP kishte vendosur që në këtë komunë procesi të shkonte në rivotim, duke aprovuar ankesën e kryetarit Refki Suma. Ndërkohë, kandidati i PDK-së për kryetar Mehmet Ballazhi, që pas rezultateve preeliminare kishte fituar zgjedhjet në këtë komunë pa balotazh, është ankuar në Supreme.
Gjykata Supreme gjithashtu ka hedhur poshtë si të pabazuar, ankesën e Listës së Pavarur të Bekim Jasharit, të cilën e kishte bërë lidhur me keqpërdorimet në procesin zgjedhor të 17 tetorit në Komunën e Skenderajt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close