
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të saj ka shfuqizuar emrat e rrugëve në Tetovë me Iniciativë nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941-1945, shkruan Top24
Sipas iniciuesve, Këshilli i Tetovës i ka ndryshuar emrat pa pëlqimin e Qeverisë, në kundërshtim me Ligjin për caktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore, i cili ishte miratuar në vitin 2004 në Kuvend. Parashtruesit kërkojnë që kuptimi i rrugëve të jetë vetëm në maqedonisht.
“Kushtetuta dhe Ligji urdhërojnë që emrat e rrugëve të shkruhen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik. Është e paligjshme që rruga të quhet “Kongresi i Manastirit” ose “Dëshmorët e Kombit” pasi ato janë të shkruara në gjuhën shqipe, por në shkrim cirilik”, thuhet në iniciativë, duke sqaruar se emrat e rrugëve në shqip duhet të përkthehen dhe të kenë kuptim maqedonas, si për shembull “Bitollski Kongres” ose “Padnat borec na nacijata”.



