LajmeRajonTopLajm

Gjykata e apelit: Shqyrtohen garancitë nga policia e Kosovës për eprorët e UÇK-së që mbahen në Hagë

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, është  cituar të ketë deklaruar se Gjykata e Apelit po e shqyrton garancinë që ka ofruar Policia e Kosovës për eprorët e UÇK- së që po mbahen në burgun e Gjykatës Speciale  Hagë. Në përpjekje të mbrojtjes për të bindur gjykatën kanë qenë propozime të ndryshme, garanci e një shteti të tretë, garanci nga shteti i Kosovës. Këto ju kanë dhënë si me rastin e garancionit të shteteve të treta dhe rastin e garancisë  të Policisë së Kosovës. Këtë rastin e dytë gjyqtari ka vendosë prapë të mos ta miratojë dhe mos të ja fal besimin. Vetë Gjykata e Apeli është që i ka kërkuar  Gjykatës Themelore rishikoje këtë garancion. Logjika duhet të dërgoj në atë drejtim. Sipas mendimit tim, deri tani nuk ka pasur bazë më të mirë se sa kjo. Sepse me vetë faktin që Apeli kërkon sqarime shtesë, do të thotë se ata e shohin si interesant atë propozim dhe tash të shohim a binden apo nuk binden ata”, ka deklaruar ai. Avokati Hodaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura dhe të mbrojnë interesin e vendit. Avokatët mbrojtës janë duke bërë kërkesë që të rishikohet paraburgimi i eprorëve të UÇK-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close