LajmeMaqedoniTopLajm

Gjygjtari Enver Bexheti që fshehu lëndën e Mijallkov nuk u zgjogjodh gjykatës i lartë nga këshilli gjygjsor

Gjyqtari në Gjykatën e Apelit Enver Be]xheti ishte një nga kandidatët për departamentin penal të Gjykatës së Lartë në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor. Bexheti për opinionin e gjerë u bë i njohur si gjyqtar-informator në Apelin në Shkup i cili sipas analizave të Këshillit Gjyqësor me muaj e kishte fshehur rastin “Target Fortesa” ku Mijallkov, Gruevski, si dhe ish-punonjës të tjerë të DMK-së,  akuzohen për shkelje masive të të drejtave të njeriut me përgjime të paligjshme.

Pas 9 muajsh pasi mori vendim, Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin dhe ktheu në rigjykim çështjen për monitorim të paligjshëm të komunikimeve të mbi 20 mijë qytetarëve, politikanëve, opozitarëve, aktivistëve, gazetarëve dhe biznesmenëve, gjë që e afroi rrezikshëm çështjen, parashkrimi i të pandehurve në “Target Fortesa”. Pas zbulimit të zvarritjes së procesit gjyqësor në Apel, Këshilli Gjyqësor shpalli procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë së mundshme për lëshimet.

Jo vetëm Bexheti, por nga 5 kandidatë për gjyqtarë suprem në Seksionin Penal nuk u zgjodh asnjë dhe shumica prej tyre kishin të njëjtin numër votash si vetë Bexheti, pra 4 pro, 8 kundër. Nuk ka asnjë shpjegim nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor pse në 4 nga 5 vota të gjithë kanë menduar njësoj dhe kanë votuar njësoj, pavarësisht nga biografia e kandidatëve për gjyqtarë.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close