BotaLajme

Gjithçka për sigurinë e Erdogan! Mjete të blinduara, 15 truproja e miliona euro

Një pjesë e emisionit të sotëm të “Opinion” i dedikohet Presidentit turk Tayip Erdogan, jetës dhe pushtetit të tij.

Erdogan është njeriu që i ka dhënë rëndësi të veçantë sigurisë jashtë vendit. Ai raportohet të ketë 12 ose 15 truproja, në udhëtimet jashtë vendit përdor avionin qeveritar, makina që përdor është e blinduar e modelit “Mercedez Maybach S600”, mjeti është rezistent ndaj sulmeve me armë zjarri, por edhe atyre me armë kimike dhe ka një kosto rreth 1.6 milionë euro.

Mediat turke raportojnë se për 10 muajt e parë të vitit 2021, Turqia shpenzoi rreth 18.2 milionë dollarë për sigurinë e Presidentit Erdogan, buxhet ky që e tejkalon atë të krimit kibernetik, policisë, narkotikës, kontrabandës apo krimit të organizuar.

Kujtojmë se në Nëntor të vitit të shkuar, Erdogan anuloi vizitën e tij në samitin e Glasgow pasi sipas tyre Britania e Madhe nuk mundi të përmbushë protokollet e kërkuara për sigurinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close