BotaLajme

Gjermania do të zgjasë karantinën deri në fund të muajit pasi shkalla e infektimit me koronavirus mbetet shumë e lartë

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe liderët federal rajonal sot pritet të bien dakord për të zgjatur mbylljen pothuajse të plotë në Gjermani deri në fund të muajit, pasi numri i të vdekurve nga kovid-19 vazhdoi të rritet, pavarësisht kufizimeve të vendosura më parë. Më 30 dhjetor, Gjermania për herë të parë kishte më shumë se 1.000 vdekje nga kovid-19 në një ditë.

Karantina aktuale përfundon më 10 janar, por e njëjta me gjasë do të zgjatet deri më 31 janar, kur Merkel do të mbajë një video konferencë sot me udhëheqësit e 16 republikave federale gjermane.

“Duke qenë se shkalla e infeksionit është akoma shumë e lartë, është e patjetërsueshme të vazhdojmë kufizimet”, dklaroi ministri i Shëndetësisë Jens Spann.

Michael Kretschmer, Kryeministri i Saksonisë, krahina me numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit në vend, thotë se karantina e vazhdueshme është e pashmangshme.

Nga Qeveria thonë se ndikimi i vërtetë i udhëtimeve për pushime dhe shoqërimit në përhapjen e koronavirusit nuk do të dihet deri në mes të janarit. Transmeton portalb, përcjellë TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close