BotaTopLajm

Gjermani, afro 1.000 viktima të reja nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit 982 persona e kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Instituti Robert Koch (RKI) i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, me vdekjen e 982 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 53.972.

Në 24 orët e fundit në vend 13.202 persona u diagnostikuan me COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 2.161.169.

Me intubimin e 2.547 pacientëve me COVID-19 në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i pacientëve të intubuar shkoi në 4.571.

Gjermania deri më tani ka vaksinuar 1.921.689 persona kundër COVID-19 ndërsa 283.264 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close