KronikLajmeMaqedoni

Gjendet i copëtuar një burrë në një fermë!Derrat kanë ngrënë pjesë të trupit të pronarit të tyre!

Një 80-vjeçar nga Prilepi është gjetur i vdekur në oborrin e një ferme në periferi të Prilepit. Pas njoftimit, ekipi i urgjencës ka mbërritur në fermë dhe ka konstatuar vdekjen. Është konstatuar se pjesë të trupit kanë qenë pre e derrave.

“Ferma ishte në një terren të papërshtatshëm, por me ndihmën e policisë hyrëm në oborrin dhe gjetëm trupin e qytetarëit nga Prilepi të lindur më 1943. Por, pamjet ishin trishtuese. Kishte pjesë që ishin hëngër nga derrat, këmba e djathtë, pjesë të fytyrës, qafës, kraharorit” – kanë deklaruar nga Urgjenca e Prilepit.

Supozohet se 80-vjecari ka ndërruar jetë para dy ditëve, por obduksioni I trupit të tij, duhet t`i zbulojë shkaqet e vdekjes.

Nga Prokuroria Publike e Prilepit thonë se trupi i pajetë I 80-vjecarit është gjetur nga i biri i tij./Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close