
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtare e Policisë së Kosovës, e moshës 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj.
Rasti e konfirmoi Ismet Hashani, nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.
Ai bëri të ditur se patrulla është nisur menjëherë në atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante.



