LajmeRajon

Gërvalla takohet me liderin e opozitës në Bjellorusi: Kosova, shembull i suksesit demokratik në rajon

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka takuar përfaqësuesen e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Gërvalla tha se kanë diskutuar për sfidat e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e lëvizjeve demokratike e pro evropiane në Evropë.

“Gjatë bisedës, ndava përvojën e Kosovës si një vend me përparim të jashtëzakonshëm në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Theksova se Kosova është një shembull i suksesit demokratik në rajon dhe një frymëzim për të gjithë ata që luftojnë për liri dhe dinjitet. Gjithashtu, diskutuam për sfidat me të cilat përballet opozita demokratike në Bjellorusi, duke shprehur mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e bjellorusëve drejt demokracisë”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo tutje theksoi se Konferenca e Sigurisë në Munih është një platformë kyçe për të forcuar aleancat që përcaktojnë të ardhmen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut – një kauzë për të cilën Kosova ka treguar se është në anën e duhur të historisë. /Zëri

Related Articles

Back to top button
Close
Close