
Gërvalla pret në takim homologun nga Turqia, Hakan Fidan
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Aktualisht është duke u zhvilluar takimi në mes të dy homologëve me dyer të mbyllura, ndërsa pas këtij takimi do të ketë konferencë për medie.
Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takoi edhe homologen e saj finlandeze, Elina Valtonen
Ministri i jashtëm qëndron në Kosovë
Në Kosovë sot do të qëndrojnë ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, i cili do të takohet me zëvendëskryeministren dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Takimi nis në orën 09:45 dhe mediat mund të marrin pamje gjatë momentit të mbërritjes të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Fidan në MPJD. Kurse pas takimit do të këtë adresim para mediave.



