
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla në Forumin e Diplomacisë në Antalia tha se Kosova është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
Në një njoftim të ministrisë thuhet se Gërvalla në panelin “Dialogu për pajtim në Ballkan”, të folur për pozicionin e Kosovës në raport me dialogun, raportet fqinjësore e rajonale, si dhe përpjekjet dhe përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Krahas ministres Gërvalla, në këtë panel morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, Christian Schmidt, përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak.
Në kuadër të Forumit të Diplomacisë, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me homologë të shteteve të ndryshme.



