
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski, tha sonte për emisionin “Click Plus” në TV21, se krijuesi i parë i marrëveshjes për bashkëpunimin me Bullgarinë ishte Boris Trajkovski. Sipas Georgievskit, Trajkovski në atë kohë ishte zëvendësministër i Jashtëm kur filloi negociatat. “Ai e mori këtë detyrë për të negociuar. Dhe e bëri me vullnet të madh”, tha Georgievski.



