LajmeShowbiz

Gentian Zenelaj: Refuzova rolet në filmin e Luizit dhe të Blerim Destanit për dashurinë ndaj teatrit

Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka treguar arsyet pse ka refuzuar disa role në filma. Ai u shpreh se dashuria për teatrin, kontakti me spektatorin dhe emocioni i pastër janë faktorët që e kanë bërë të shmangë rolet në kinematografi.

Zenelaj ka refuzuar role në filmin e Luizit dhe në filmin “Parajsa është në det” të Blerim Destanit. Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Po, ka qenë një rol që kam refuzuar. Më duket te filmi i Luizit. Mendoj se nuk e shikoja veten aty. Po atë vit kam refuzuar edhe një rol të vogël te filmi që bëri Blerim Destani, “Parajsa është në det”, mos gaboj, është titulli”, tha Zenelaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close