LajmeRajonTopLajm

Gent Cakaj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të ketë takim bilateral me ministrin e autorizuar për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi MPJ, tema kryesore të takimit pritet të jenë bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në realizimin e qëllimeve strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjendja me marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për bashkëpunimin e mëtejmë dhe zhvillimi i tyre, bashkëpunimi në NATO, gjendjet me krizën globale aktuale shëndetësore dhe çështje të tjera me interes të përbashkët dhe të rëndësishme për rajonin tonë.

Gjatë vizitës zyrtare, ministri Cakaj do të pritet edhe nga përfaqësues të tjerë të lartë të

shtetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close