LajmeMaqedoni

Gemak Trade shënon 30 vjet nga ekzistimi i saj

Kompania Gemak Trade, këtë vit shënon 30 vjet nga ekzistimi i saj. Në tre dekadat e fundit, Gemak arriti të ndërtojë pozicion të fuqishëm në treg si një nga kompanitë më të suksesshme për import dhe distribuim të pijeve alkoolike dhe joalkoolike, duhanit, kafesë dhe produkteve joushqimore, me rrjet gjerësisht të përhapur të distribuimit prej 90% të territorit të shtetit. Sot kompania Gemak paraqet sinonim për sukses dhe traditë ku janë themeluar vlerat e menaxhimit korporativ, me ekip të fuqishëm prej 120 të punësuar profesionistë të vërtetë që çdo ditë kontribuojnë për suksesin e kompanisë.

Gjatë viteve, Gemak në mënyrë të vazhdueshme investonte në marka të reja dhe në qasje inovative të punimit operativ, që kontribuoi me rritje dhe sukses të kompanisë, që edhe në kushte të pandemisë me përmasa globale dhe çrregullime tektonike ekonomike, arriti që ta mbajë biznesin e akoma më shumë ta pasurojë portofolin e vet me marka të reja botërore Premium.

“Me të vërtetë kemi shumë arsye që të jemi krenarë në këtë përvjetor. Me respekt të thellë ndaj babait tonë, Enver Maliqi, që i vendosi themelet e kompanisë, unë dhe vëllezërit e mi, Altin dhe Alban sot e vazhdojmë rrugën drejt realizimit të vizionit të tij. Ai ishte frymëzim jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë të punësuarit, bashkëpunëtorët, partnerët dhe miqtë, ishte para së gjithash njeri, dhe mbi të gjitha vizionar me impuls të fuqishëm për biznes. Për fat të keq 30 vjetorin po e festojmë pikërisht atë vit që e humbëm. Por ai vazhdon të jetë frymëzimi jonë, motivi jonë i jetës për zhvillim të ardhshëm të Gemak si kompani të qëndrueshme dhe me prosperitet me kontribut të fuqishëm socio ekonomik në vend. Në emër të të gjithë familjes, me këtë rast shpreh falënderim të madh ndaj të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve tanë dhe veçanërisht ndaj ekipit tonë të të punësuarve që me entuziazëm dhe motivacion të madh vazhdojnë ta ndërtojnë tregimin e suksesshëm të Gemak.

Njëkohësisht, shpreh falënderim ndaj të gjithë klientëve tanë, konsumatorëve dhe principalëve që na njohin si partnerë të besueshëm. Suksesi na përket të gjithëve” – Theksoi Rezarta Maliqi Sali, bashkëpronar dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve në Gemak, që shton se vendosja e themeleve për një brend është e vështirë, por mirëmbajtja e brendit të fuqishëm ndër vite është sfidë e jashtëzakonshme dhe rezultat i punës së madhe dhe menaxhimit të suksesshëm.

Për rikujtim, Gemak është e themeluar në vitin 1991, si kompani për import dhe distribuim të aparateve elektrike. Në ekzistimin e saj prej tre dekadash, Gemak e zgjeroi punën e saj në më shumë industri. Përveç tregtisë dhe distribuimit edhe në telekomunikacione, pasuri të patundshme, ndërtimtari dhe hotelieri, si në vend ashtu edhe jashtë vendit.

Për momentin, kompania Gemak punon në strategji të re biznesi, themelim të sistemit të standardeve, procedurave dhe inovacioneve dhe qasje plotësisht të re dhe inovative për punë afariste. Kjo do të jetë baza mbi të cilën do të vendosen themelet e një korporate të re që do t’i bashkojë të gjitha kompanitë simotra dhe do t’i përgjigjet sfidave të së ardhmes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close