
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Geberjesus deklaroi se është shumë i dëshpëruar që autoritetet kineze nuk ua kanë lejuar hyrjen në vend ekspertëve për hetimin e origjinës së Kovid-19.
AI theksoi se një pjesë e ekspertëve tashmë janë nisur drejt Kinës ndërsa të tjerëve udhëtimi u është anuluar në moment të fundit.
“Kemi marrë siguri se Kina është duke i përshpejtuar procedurat e brendshme për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi”, theksoi Gebrejesus.
Ai theksoi se ka hyrë në kontakt me autoritetet kineze dhe se misioni është prioritet i OBSH-së dhe i ekipit ndërkombëtar.
Paraprakisht u kumtua se autoritetet kineze nuk e kanë lejuar hyrjen e përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët duhet ta hetojnë origjinën e Kovid-19 në qytetin kinez Vuhan




