
Gazetari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibraimi, ka uruar 30 vjetorim e gazetërs kombëtare “Bota sot”.
Ibraimi është redaktor i mediumit “Open.mk” i cili tha se “Bota sot” promovon sportistët shqiptarë kudo që jetojnë e e veprojnë.
“’Bota sot’ është gazetë e të gjithë shqiptarëve në botë, sidomos e sportistëve shqiptarë.
Te ‘Bota sot’ i gjen të gjitha lajmet e sportit vendor, mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar.
Lexuesit përmes ‘Bota sot’ informohen për sukseset e klubeve dhe sportistëve shqiptarë.
Gazetarit të palodhur Kemajl Goca dhe ‘Bota sot’ ju uroj edhe shumë vite të suksesshme.
Uroj të vazhdoni dhe mos të ndaleni. Shëndet dhe urime përvjetorin”, – ka uruar Ibraimi.



