BotaTopLajm

Gazetarët e arrestuar nga policia izraelite në Sheikh Jarrah dërgohen në gjykatë

Dy gazetarë palestinezë të cilët u arrestuan nga policia izraelite në Kudsin Lindor të okupuar, dolën para një gjykate në Kudsin Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Punonjësit e televizionit palestinez Al-Kufiyye, Ziynet al-Halavani dhe Vehbi Mekkiye, u arrestuan nga policia izraelite teksa ishin në detyrë mbrëmjen e djeshme në lagjen Sheikh Jerrah të Kudsit Lindor.

Kameramani Makkiye u rrah dhe u plagos pasi u arrestua nga policia izraelite.

Mekkiye dhe Halavani kaluan natën në qendrën e paraburgimit ku u dërguan.

Gazetarët palestinezë u paraqitën para gjykatës izraelite në Kudsin Perëndimor këtë mëngjes.

Burimet lokale thanë se seanca dëgjimore e gazetarëve Mekkiye dhe Halavani është ende duke vazhduar dhe se gjykata nuk ka përfunduar ende.

Related Articles

Back to top button
Close
Close