LajmeMaqedoni

Gati çerdhja në Tearcë, pritet të nisin regjistrimet

“Sot emërohen anëtarët e bordit, nesër e kemi vizitën përfundimtare dhe në afat prej tetë ditësh me daljen në gazetën zyrtare të konkursit për drejtor se për momentin kemi ushtrues detyre dhe me zgjedhjen e drejtorit, fillon procedura për regjistrimin e fëmijëve dhe të punësuarve në çerdhe”, tha kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri.

Çerdhja në fshatin Përshefcë të komunës së Tearcës pritet së shpejti të pranojë fëmijët e parë. Procedurat tekniko-administrative janë drejt përfundimit dhe pas dhjetë ditëve duhet që të fillojë regjistrimi i fëmijëve. Kështu, thotë kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri. Ndonëse fillimin me punë të kësaj çerdhe e kanë përcjellur shumë vonesa, megjithatë kryetari Neziri nënvizon se këto vonesa janë bërë për shkak se ata është dashur që të sigurojnë filtër-stacion për ujërat e zeza, stacionin për filtrimi për ujin e pijshëm dhe infrastrukturën brenda objektit. Komuna e Tearcës ka dërguar kërkesë për 70 punësime dhe pritet që të miratohen nga ministritë përkatëse.

“Propozim-sistematizimin e kemi dërguar tek ministria e punës dhe politikës sociale dhe që është miratuar. Këtë propozim e kemi dërguar tek Ministria e Administratës dhe Ministria e Financave që nuk dyshojmë se do të kthen një përgjigje pozitive dhe e plotësuar mbi bazën e kërkesave të dëshmuara për nevojat që ka çerdhja dhe kërkesa jonë ka qenë rreth që të bëhen 70 punësime”, kryetari i Tearcës, Nuhi Neziri.

Sipas kreut të Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri regjistrimet në çerdhe do të fillojnë pasi të zgjidhet drejtori i ri. “Sot emërohen anëtarët e bordit, nesër e kemi vizitën përfundimtare dhe në afat prej tetë ditësh me daljen në gazetën zyrtare të konkursit për drejtor se për momentin kemi ushtrues detyre dhe me zgjedhjen e drejtorit, fillon procedura për regjistrimin e fëmijëve dhe të punësuarve në çerdhe”, tha ai.

Kohë më parë, Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani thotë se për vonesat e hapjes së çerdhes fajtore është komuna pasi që ministria i ka kryer obligimet e veta.“Varet prej tyre, unë jap leje për hapje, dhe këtë leje e kanë, dhe varet prej tyre tani. Lejen e kanë marrë para një apo dy jave. Tani lejen atë ditë që e japim ne që atë ditë mund të realizohet, varet sa janë përgatitur ata”, u shpreh Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale. Çerdhja në Komunën e Tearcës filloi të ndërtohet në vitin 2022, ndërsa është një financim i përbashkët i Komisionit Evropian, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale si dhe komunës së Tearcës, në vlerë prej rreth 1.5 milion eurove. Kapaciteti në sipërfaqe i çerdhes në Tearcë është rreth 2100 metra katrorë ku do të mund të qëndrojnë mbi 170 fëmijë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close