
Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Afrim Gashi në intervistën për Alsat-M, ka thënë se si subjekt politik të cilit i takon, nuk e kanë problem edhe të dalin nga qeveria, por shtron pyetjen nëse ka garanci se do të ndodhin ndryshimet kushtetuese.
“Ne nuk e kemi problem edhe të dalim nga qeveria, por a ka garanci se kështu do të bëhen ndryshimet kushtetuese, nuk është çështja të vendosim kushte apo kushtëzime, por duhet gjetur zgjidhje”, ka thënë Gashi. Shton se nomenklaturës politike që i takon, janë të prirur për të gjetur zgjidhje dhe siç tha, “angazhohemi e punojmë çdo ditë për këtë ”.
“Nëse dikush ka një zgjidhje se nëse del VLEN dhe bëhen ndryshimet kushtetuese, jam i bindur që VLEN është i gatshëm nesër të dalë nga qeveria vetëm të bëhen ndryshimet kushtetuese”, ka thënë kryeparlamentari Gashi.



