LajmeMaqedoniTopLajm

Gashi: Sot është një ditë e madhe për vendin, 33 vjet pavarësi, 33 vjet histori që e shkruam së bashku

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi përmes një postimi ka uruar Maqedoninë e Veriut për 33 vjetorin e pavarsisë duke kujtuar se sot është një ditë e madhe për këto 33 vite histori qëi shkruam së bashku, shkruan Top24

“Ky vend tregon se koncepti i një komuniteti multietnik mund të funksionojë, se sa më shumë të mësojmë nga njëri-tjetri, aq më afër mund të jemi. Ne jemi të gjithë këtu së bashku në këtë copë toke ku duhet të ecim përpara së bashku. Vetëm me mbështetje reciproke mund të ecim përpara. Le të mësojmë të respektojmë njëri-tjetrin, të kuptojmë njëri-tjetrin, të punojmë së bashku për të ecur përpara. Ne kemi një zgjedhje – ta bëjmë Maqedoninë e Veriut një vend për të cilin të gjithë do të jemi krenarë. Së bashku ne gjithmonë mund të bëjmë më shumë, shkruan Gashi përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close