LajmeMaqedoniTopLajm

Gashi: Fitorja e 17 tetorit do të jetë fitore për ndryshimin e madh historik për shqiptarët

Afrim Gashi nga tubimi në Gostivar tha se në këtë fushatë simbol i fushatës është shndërruar një fjalë: “Në Gostivar puna është e pastër”.

“Këtë fjali e tha Taravari në konventën dhe besoj se kjo fjali do të jetë simbol i kësaj fushate dhe nuk besoj se do të ketë nevojë të përsëritet ngase puna do të kryhet më 17 tetor dhe unë bashkë me Ziadinin e kemi prerë biletën, Arben na prit këtu na ke më 17 tetor”, u shpreh Afrim Gashi.

Gashi tha se në Gostivar mandati i dytë për Arben Taravarin është i vulosur dhe patjetër më 17 tetor të jetë i përfunduar.
Gashi tha se duke votuar më 17 tetor për Arbenin nuk do të votoni vetëm për Gostivarin.

“Fitorja në Gostivar prej raundit të parë, fitorja në Çair, Strugë, Vrapçishtë, Bogovinë, do të jetë fitore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të jetë fitore për ndryshimin e madh historik në kampin politik të shqiptarëve”, deklaroi Afrim Gashi.

Ai tha se 17 tetori është një mundësi që të merret pushteti, madje pa shkuar në zgjedhje parlamentare, të formohet shumicë e re në Kuvend./in7.tv

Related Articles

Back to top button
Close
Close