
Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, ka kujtuar sulmin terrorist që ndodhin 20 vjet më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gashi përmes një postimi në facebook ka thënë se 11 Shtatori ishte dita kur u sulmua aleati strategjik i shqiptarëve.
Ja postimi i plotë i kryetari Gashi:
Dita e sotme para 20 viteve ka qenë një ditë shokuese për të gjithë ne. Miku dhe aleati strategjik i shqiptarëve – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – ishte goditur nga një sulm terrorist, në të cilin e humbën jetën rreth 3.000 njerëz ta pafajshëm. Në kohën kur rajoni ynë sapo kishte dalë shpëtuar nga era e barotit, për çka na kishin ndihmuar pikërisht miqtë amerikanë, sulmi terrorist në Nju-Jork na tronditi pa masë. Edhe sot kur i kujtojmë, ato skena janë traumatike dhe tronditëse.
Dhe, pas 11 Shtatorit bota ndryshoi pakthyeshëm. Armiku i padukshëm – terrorizmi – u bë tmerri që na bashkoi të gjithëve për ta mbrojtur njerëzimin dhe njerëzoren.
Duke e kujtuar 20-vjetorin e këtij sulmi, edhe një herë e përsërisim se miqësia jonë me SHBA-në është e fuqishme dhe strategjike, ndërsa ne jemi përjetë mirënjohës që ky Mik i Madh i yni ishte me ne në çastet tona më të vështira.



