LajmeMaqedoniTopLajm

Gara në Bogovinë; A është Fatmir Iseni më i preferuari i Ali Ahmetit

Gara për kreun e degës së Bogovinës gjithnjë e më shumë bëhet një betej brenda strukturave të BDI-së në këtë komunë. Pasi TOP24 njoftoi emrat e mundur të kandidatëve që lakoheshin sidhe mundësinë e tërheqjes së dy kandidatëve janë shtuar zërat që edhe drejtori i Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve Fatmir Iseni mund të jetë një nga kandiatët e preferuar të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Po kush është Fatmir Iseni dhe pse BDI i ka borxhe mandatin e degës së kësaj komune.

Në zgjedhjet e fundit lokale Iseni ishte bartës liste në këshillin e komunës së Bogovinës ndërsa më pas u emrua drejtor në Inspektoratin për Zbatimin e gjuhëve. Iseni ishte edhe më herët kandiat për kryetarë dege të BDI-së në komunën e Bogovinës ku për kundërkandidat kishte Sahide Bajramin e cila u zgjodh kryetare dege pas tre raunde votimi ku Iseni e Bajrami në dy raundet e para ishin të barabartë me vota të kuvendarëve. Pas dy raundeve aso kohe u është kërkuar pauzë ku Fatmir Iseni është tërhequr nga gara për ti hapur rrugë zgjedhjes së Ramadanit në krye të degës.TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close