LajmeMaqedoniTopLajm

Ganiu dështoi me 2 milionë euro, Mexhiti premton projekt 10 milionësh për zgjerimn e “Cvetan Dimov”

Ndonëse vitin e kaluar dështoi projekti prej dy milionë eurosh për zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov” të njohur si rruga e “Jahja Pashës” në Çair, sot, pak javë para zgjedhjeve lokale, zëvendëskryeministri dhe njëherit kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti ka premtuar projekt për zgjerimin e rrugës në vlerë prej 10 milionë eurove, shkruan Portalb.mk. 

Izet Mexhiti sot njoftoi se projekti për këtë rrugë është i gatshëm dhe se do të kushtojë rreth dhjetë milionë euro, shtatë për realizimin e projektit dhe tre për shpronësim dhe dëmshpërblim të qytetarëve. 

“Bulevardi do të ketë gjashtë korsi do të ketë gjelbërim në mes, trotuare dhe stazë për biçikleta. Po ashtu d.m.th. i ndriçuar tërësisht dhe kjo mendoj se do e normalizojë komunikacionin në Komunën e Çairit sepse do duhet të lidhet edhe me qarkoren e Shkupit, pra qytetarët do të kenë mundësi të kenë qasje në të gjitha anët”, tha Mexhiti. 

Ndonëse kjo rrugë ishte në plan që para dy viteve të zgjerohet me projekt prej 2,3 milionë eurove, e njëjta dështoi. 

Këshilltarët e Qytetit të Shkupit në fund të majit të vitit 2023 votuan për ndarjen e 140 milionë denarëve (rreth 2,3 milionë euro) për fillimin e punimeve, ndërkaq këshilltarët e Komunës së Çairit në krye me Visar Ganiunnjë javë më pas miratuan vendim për bashkëpunim ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit për këtë projekt. 

Punimet duhej të fillonin në shtator të vitit 2023, por kjo nuk ndodhi. 

Më pas, në shkurt 2024Qyteti i Shkupit në krye me Danella Arsovskën i tërhoqi 2,3 milionë eurot për projektin e zgjerimit të rrugës “Cvetan Dimov” dhe i dedikoi për mbulimin e obligimeve Qytetit ndaj Ministrisë së Financave.

Nga Qyteti i Shkupit u arsyetuan se paratë kanë kanë qenë lëndë e përmbarimit për shkak të borxheve nga udhëheqësia paraprake e qytetit në krye me Petre Shilegovin. 

Ndryshe, problemi me kaosin në rrugën “Cvetan Dimov” të njohur si rruga e “Jahja Pashës” parashihet të zgjidhet me projekt të përbashkët mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, por ky bashkëpunim deri më tani në terren nuk ka ndryshuar asgjë.

Ky problem shumëvjeçar, nuk ka arritur të zgjidhet edhe gjatë mandatit të kryetarit paraprak të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili gjatë orës policore në bashkëpunim me komunën, vendosi një mur ndarës, me qëllim që të mos lejohet automjetet të kthejnë në mes të rrugës dhe të mos kalojnë qytetarët në vende ku nuk ka viza të bardha.

Muri, sipas paralajmërimit ishte zgjidhje e përkohshme, por zgjidhja e tillë nuk është ndryshuar, ndërkaq kaosi vazhdon, sidomos në oraret kur qytetarët shkojnë dhe vijnë prej pune. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close