LajmeShowbiz

Fustani i bëri ‘naze’ Kim Kardashian, mbeti i zbërthyer për tapetin e kuq të Met Gala

Kim Kardashian e mbajti zbërthyer fustanin e famshëm të Marilyn Monroe që veshi në Met Gala 2022. Në një video të shpërndarë në internet, bukuroshja has vështirësi me mbërthimin e tij sipër fundshpinës së saj të famshme.

Megjithatë, pavarësisht këtij problemi, asistentët e lidhën fustanin dhe më pas e mbuluan pjesën e zbërthyer me shallin e bardhë me pupla, të ngjashëm me atë të Monroe. Kështu, Kardashian eci në tapetin e kuq me zinxhirin e hapur, përpara se të ndërrohej dhe të vishte kopjen identike të tij.

Ajo konfirmoi për “Vogue” se veshi fustanin origjinal vetëm për fotot në tapetin e kuq: “Kam tmerrësisht respekt për atë fustan dhe domethënien e tij në historinë amerikane”. Më tej, ajo tha se kishte kryer disa ndryshime tek vetja në mënyrë që ta vishte: “Nuk do doja të ulesha e të haja e veshur me të për të mos i shkaktuar ndonjë dëmtim dhe as të vendosja makijazhin e trupit si zakonisht”.

Çdo gjë duhej të ishte e planifikuar specifikisht dhe jam praktikuar për ngjitjen në shkallë”. Kim konfirmoi edhe humbjen e 7.2 kilogramëve në tre javë vetëm që të mundte ta vishte duke mbajtur një dietë strikte:

Vishja kostum saune dy herë në ditë, bëja vrap në pistë, nuk hëngra sheqerna dhe karbohidrate por vetëm perime e proteina. Nuk e vdiqa veten urie, por isha shumë strikte”.

Vetë fustanit nuk i është bërë asnjë përshtatje me trupin e biznesmenes. Gjithashtu ai u transportua nga rojet, gjë që është e arsyeshme për një fustan që vlen 4.8 milionë Dollarë dhe ruhet në një kasafortë të posaçme të errët, me temperaturë dhe lagështi të kontrolluar./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close