LajmeMaqedoniTopLajm

Fronti Europian/ Skender Rexhepi Zejd: Të dorëhiqen liderët e VLEN-it!

“Komuna e Çairit është bastion i Ali Ahmetit dhe i yni” – tha në një press-konferencë para Komunës së Çairit, Skender Rexhepi – Kryetari i Lëvizjes “Populli”, pjesë e Frontit Evropian.

Rexhepi, në emër të këtij Fronti, kërkoi dorëheqjen e krerëve të koalicionit VLEN, sic tha, për shkak të humbjes në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Komuna e Çairit siç jemi në Çair është dëshmi se është bastion edhe i Ali Ahmetit por edhe i yni me këto. U drejtohem të gjithë kryetarëve të VLEN-it, duke filluar nga kryetari i Lëvizjes Demokaratike Izet Mexhitit po ashtu edhe Afrim Gashit edhe Bilall Kasamit edhe Arben Taravarit, burrat duhet të mbajnë fjalën, fjala e tyre ishte që nëse humbin zgjedhjet presidenciale do të dorëhiqen andaj ju kërkojmë ta mbajnë fjalën të dëshmojnë së paku se në humbje mbeten burrnisht” – tha Skender Rexhepi Zejd, Fronti Europian.

“Gjithçka po shkon sipas planit, po hyjmë në fazën e ardhshme nga strategjia e cila me 8 maj do të sjellë fitoren përfundimtare!” – ka shkruar në Facebook, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

“Më 8 maj ia fillojmë nga zeroja, me kuti të zbrazëta, dhe ne jemi të bindur se fitorja është e paevitueshme” – është prononcuar po në Facebook, kreu i Alternativës, Afrim Gashi.

“Artan, terapinë po ta shkruan dr. Arbeni, e merr në 8 maj!” – ka qenë reagimi i menjëhershëm i kreut të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, menjëherë pas përfundimit të press-konferencës së Skender Rexhpit.

Ky i fundit, i pyetur se për cilin kandidat presidencial do të përcaktohet Fronti Evropian në rrethin e dytë, Rexhepi tha për këtë do të vendos udhëheqësia e koalicionit, kurse personalisht nu ka preferenca për asnjërin nga kandidatët, pasi sic tha, votuesit maqedonas nuk patën gatishmëri për të mbështetur një kandidat shqiptar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close