LajmeMaqedoniTopLajm

Fronti Europian reagon ndaj deklaratave të kryetarit të Kushtetueses: Të mos preket gjuha shqipe

Nga Fronti Europian kanë reaguar pas deklaratave të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili tha se me ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika ka krijuar një kaos juridik e që rezultoi me kaos politik, përcjell TV21. E meqenëse ligji, siç njoftoi vet Kostadinovski, mund edhe të shfuqizohet, nga Fronti Europian kërkojnë të mos preket gjuha shqipe, ndërsa paralajmërimet për “heqje të dilemave” i shohin si të motivuara politikisht. Këto tema nuk kanë dilema dhe janë mbyllur me amandamentet kushtetuese me ligjet tjera në fuqi, paralajmërojnë nga Fronti Europian.

“Dilemat eventuale janë konsumuar dhe zgjidhur në institucionin më të lartë ligjvënës, në Kuvendin e RMV-së dhe shumica dërmuese prej tyre me koncensus politik dhe me miratim të ekspertëve të fushatës. Për të gjitha këto arritje që i siguruan vendit kohezionin ndëretnik, barazinë e bashkësive etnike dhe qytetarëve në përgjithësi, si dhe të ardhmen euro-atlantike, garantues janë edhe faktori ndërkombëtar, SHBA-të dhe vendet anëtare të BE-së”, shtojnë nga FE.

Related Articles

Back to top button
Close
Close