LajmeMaqedoniTopLajm

“Fronti Europian”, Baki: Iniciativë e BDI-së dhe Ali Ahmetit

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet literit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti,
me përfaqësuesit e Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, z. Salih Murat dhe Sulejman Baki.

Prof.Dr. Süleyman Baki dhe z. Salih Murati, kanë theksuar rëndësinë e këtij fronti për të arritur një shtet më demokratik dhe për të përshpejtuar anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Prof.Dr. Bakit, ky bashkëpunim është jetik për të siguruar që të gjitha segmentet e shoqërisë të jetojnë në paqe dhe prosperitet. Ndërsa z. Murati ka vënë në dukje se pavarësisht kontributit të komunitetit turk në shoqërinë maqedonase, ka ende sfida në integrimin e tyre të plotë, veçanërisht në arsim dhe në zyrtarizimin e gjuhës turke. Fronti Evropian synon të adresojë këto çështje dhe të sigurojë që turqit në Maqedoni të kenë mundësi të përmbushin të drejtat dhe liritë e tyre sipas normave ndërkombëtare.

Ndërkohë për rëndësinë e kolicionimit të sotëm foli edhe Prof.Dr. Süleyman Baki, i cili theksoi hapat që po hedhin së bashku me këtë font për bashkëpunimin dhe zhvillimin e komuniteteve në mbarë vendin, për të krijuar një shtet më demokratik dhe për anëtarsimin e vendit në BE.

“I nderuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i nderuar kryeministër Talat Xhaferri, i nderuar kandidat për president Bujar Osmani.
Fronti Evropian është i një rëndësie të madhe për komunitetin tonë turk, siç e dini, Ali Ahmeti ka bërë hapat e parë drejt kësaj së bashku me partinë e tij, dhe sot ne po hedhim hapa të vendosur drejt përhapjes së këtij bashkëpunimi në mbarë Maqedoninë.

Ky bashkëpunim do të ndihmojë në zhvillimin më të lartë të komuniteteve tona si dhe vendit në përgjithës. Ky front është i një rëndësie jetike, që të gjitha segmentet e Maqedonisë së Veriut të jetojnë së bashku në paqe, prosperitet dhe qetësi, që është përfitimi ynë i përbashkët, dhe që shteti ynë të arrijë anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha përfaqësuesi i Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci Prof.Dr. Süleyman Baki.

Gjithashtu përfaqësuesi i Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, z. Salih Murati, theksoi se Fronti Evropian është një lëvizje që i kushton shumë rëndësi integritetit të shtetit tonë, strukturës unitare të tij, shtetit të së drejtës, parimit të promovimit të demokracisë, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe pozitës individuale e shoqërore të bashkatdhetarëve turq në shoqëri.

“Komuniteti turk, i cili prej vitesh jeton në Maqedoni, nuk është integruar sa duhet në sistem, nuk është zbatuar qëllimisht përfaqësimi i drejtë dhe proporcional ndaj kombit tonë, demokracisë dhe pjesëmarrjes pluraliste nuk i janë dhënë mundësi të mjaftueshme, veçanërisht arsimit turk, dhe zyrtarizimit të gjuhës turke.
Bazuar në këtë, ne do të përdorim këtë front për t’u siguruar që turqit të kenë mundësi të përmbushin të drejtat e tyre dhe liritë e parapara në Maqedoni dhe normat ndërkombëtare.

Dëshirojmë ta njoftojmë populln tonë se kemi vendosur që tash e tutje të marrim pjesë në luftën politike në mbarë vendin tonë së bashku me miqtë tanë në kyre me Ali Ahmetin”, tha përfaqësuesit i Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, z. Salih Murat.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close