
Izraeli duhet të tërheqë forcat nga zona neutrale që ndan lartësitë e aneksuara të Golanit nga territori sirian, ka thënë të mërkurën ministria e Jashtme e Francës, sipas AFP.
“Çdo vendosje ushtarake në zonën e ndarjes midis Izraelit dhe Sirisë është një shkelje e marrëveshjes së shkëputjes të vitit 1974”, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi të dielën se kishte urdhëruar ushtrinë që të “kapë” zonën e çmilitarizuar në pjesën e kontrolluar nga Siria të Lartësive të Golanit, pasi rebelët hoqën nga pushteti presidentin sirian Bashar al-Assad.
“Franca i bën thirrje Izraelit të tërhiqet nga zona dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë”, ka thënë zëdhënësi i inistrisë së Jashtme.



