LajmeSport

Fotografia ‘për të qarë’ e ‘Të Kaltërve’; as 30% e lojtarëve të Serie A nuk janë italianë

Në javën e fundit te Serie A, numri i futbollistëve italianë, titullarë në skuadrat e tyre, nuk ishte as 30%. Pas një jave lotësh dhe trishtimi për eliminimin e Të Kaltërve nga Botërori i kësaj vere, shpjegohet edhe arsyeja e këtij dështimi. Sa zgjedhje ka një trajner kombëtareje, kushdo qoftë?

Nuk luhet më në rrugë, fëmijët i dërgojnë menjëherë në shkolla futbolli, të rinjve iu mësohet shumë taktikë, ka breza të italianëve të vegjël që nuk e kanë parë kurrë përfaqësuesen e vendit të tyre të marrin pjesë në një Kupë Bote…Lumë fjalësh, por që fshehin arsyen më logjike, vendimin Bosman. E dhënë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në 15 dhjetor të 1995, ky vendim ndalon ligat që të vendosin një limit për numrin e futbollistëve të huaj, mbeti në fuqi limiti vetëm për futbollistët ekstrakomunitarë.

Nga kampionatet më të rëndësishme në Evropë, Serie A është liga me më shumë futbollistë të huaj, por diferenca me të tjerat nuk është shumë e madhe. Premier League dhe Ligue 1 praktikisht ka të njëjtin numër lojtarësh të huaj si Serie A, Bundesliga është pak më poshte dhe vetëm në La Liga në Spanjë sheh prevalimin e talenteve vendas kundrejt lojtarëve të huaj me 60%

Related Articles

Back to top button
Close
Close