BotaLajme

Fotografia e ‘palestinezes me fëmijën e vrarë në krah’ zgjidhet më e mira e vitit

Fotografi Mohammed Salem ka fituar çmimin prestigjioz për foton më të mirë të vitit 2024 me imazhin e një gruaje palestineze teksa mban trupin e pajetë të mbesës së saj pesëvjeçare.

Raportohet se foto është bërë më 17 tetor të vitit 2023 në spitalin Nasser të Khan Younis, ku familjet po kërkonin për të afërmit e tyre të vrarë nga bombardimet.

Imazhi fitues portretizon Inas Abu Maamar, 36 vjeç, duke qarë ndërsa mban në duar trupin e Salyt.

Salem shpreson se me këtë çmim bota të bëhet edhe më e ndërgjegjshme për ndikimin e luftës veçanërisht te fëmijët.

Ndryshe, duke shpallur çmimet vjetore, Fondacioni World Press Photo me bazë në Amsterdam tha se ishte e rëndësishme të njiheshin rreziqet me të cilat përballen gazetarët që mbulojnë konfliktet.

Bëhet e ditur se 99 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë duke mbuluar luftën midis Izraelit dhe Hamasit që kur grupi militant sulmoi Izraelin më 7 tetor.

“Ndjeva se fotografia shfaq kuptimin më të gjerë të asaj që po ndodh në Gazë”, tha Salem kur iu publikua imazhi.

Fotoja e palestinezes është zgjedhur fituese nga 61,062 foto të tjera të realizuara nga 3,851 fotografë të 130 vendeve të ndryshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close