LajmeMaqedoniTopLajm

FOTO/ Opozita nuk zgjedh mekanizma, nxënësit e ZLM-së pre e presioneve politike!

Krerët e opozitarë nuk zgjedhin mekanizma për të bërë politikë. Së fundmi ata kanë tentuar t’i keqpërdorin edhe nxënësit e shkollave të mesme, raporton indeks.mk

Një rast i tillë është regjistruar në shkollën e Mesme “Zef Lush Marku” në Shkup. Një nxënëse ka forëarduar “sms” porosinë e partisë në grupin e nxënësve.

Në porosinë e shkruar nga dikusht tjetër, u kërkohej nxënësve të kësaj shkolle që të vizitojnë Qendrën Rinore “Doku” që është në kuadër të VLEN-it.

Konkretisht, nxënësit janë ftuar për një aktivitet në kuadër të Qendër “Doku”.

Për më tepër, nxënësja që ka nisur porosinë ka kërkuar që të gjithë nxënësit ta shpërndajnë këtë nëpër klasat respektive dhe ka kërkuar që të gjithë të regjistrohen me emër dhe mbimër, plus asaj të tregohet edhe numri i saktë i nxënësve që do të marrin pjesë.

Redaksia jonë ka siguruar fotografi nga grupi i nxnësve të kësaj shkolle, e dijmë edhe identitetin e vajzës që ka dërguar porosinë, por kësaj rradhe kemi vendosur që ta mbulojmë atë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close