
Një reagim të çuditshëm e të shkurtër në “Facebook” e ka bërë ministri Aliu, i cili publikisht mbështeti Taravarin, pas “përçarjes”.
Ditën kur deputetët e VMRO-së e morrën në mbrojtje Aliu e ka cilësuar si “ditë historike”, kësaj thënije ministri në fjalë ja ka bashkëngjitur edhe një foto ku shifet monitori informativ në Kuvend e në të cilin “lajmet” e nevojshme Aliu i lexonte në gjuhën maqedonase dhe jo në shqip, ashtu siç edhe e lejon ligji.




