LajmeMaqedoniTopLajm

Forumi i Gruas së Degës së Alternativës në Tetovë ngrin aktivitetet partiake: Mbështesim dhe i japim përkrahje Dritan Bexhetit

Nga Forumi i Gruas nga dega e Alternativës në Tetovë sot kanë njoftuar se kanë ngrirë aktivitetet partiake, përcjell Top24. Nga ky grup thonë se e mbështesin dhe i japin përkrahje Dritan Bexhetit.

Në vijim njoftimi i Forumit të Gruas nga Dega e Alternativës në Tetovë:

Pas zhvillimeve të fundit në partinë tonë, që e rritëm dhe u kujdesëm për të është e papranueshme sjellja autoritare e organeve të partisë për të fyer dhe për të mos njohur vendimet e mbledhjes së kuvendit të degës si organ vendimarrës dhe legjitim konform statutit partiak.

Të indinjuar për këtë qasje rigoroze dhe shpërfillëse, ne Forumi i Gruas së Alternativës në Tetovë, njoftojmë opinionin se do të ngrijmë çdo aktivitet partiak në degën tonë, ndërsa me këtë rast mbështesim pa hezitim vendimet e kuvendit të degës për të mbështetur Dritan Bexhetin si kryetar të degës.

Anëtaret e Forumit të Gruas Alternativa – Tetovë:

Arita Nesimi – Kryetare e Forumit të Gruas – dega Tetovë

Lindita Emini

Bjondina Ziberi

Elita Aliu

Xhanaj Memedi

Fetije Imeri

Azemije Azizi

Valjeta Elmazi

Gonxhe Bekiri

Altuna Memedi

Xhejda Halili

Selvije Ramani

Shpresa Ziberi

Pendije Nesimi

Shenure Memedi

Valjeta Demiri

Fatime Hamdi

Gulxhan Memeti

Hirmete Shabani

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close