LajmeSport

FORMACIONET ZYRTARE: GALATASARAY – LAZIO, MURIQI NË BANKINË

Galatasaray dhe Lazio do të ndeshen sonte në sfidën e parë të fazës së grupeve në Europa League.

Kjo sfidë e cila luhet në Stamboll, pritet të jetë e ‘nxehtë’, sepse të dy skuadrat synojnë ta nisin me fitore sezonin e ri në këtë garë prestigjioze evropiane.

Ndonëse ishte pritur që sulmuesi kosovar Vedat Muriqi do të jetë titullar në këtë duel, megjithatë, ai sfidën ndaj skuadrës së madhe turke do ta nis nga bankina, derisa dy shqiptarët e tjerë si Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha do të jenë titullar tek ‘lacialët’.

Formacionet zyrtare:

Galatasaray: Muslera; Yedlin, Marcao, Nelsson, Van Aanhalt; Kutlu, Antalyali; Akturkoglu, Cicaidau, Morutan; Dervisoglu.

Lazio: Strakosha; Lazzari, Felipe, Acerbi, Hysaj; Akpa-Akpro, Leiva, Alberto; Anderson, Immobile, Zaccagni.

Ndeshja Galatasaray-Lazio nis në ora 18:45.

Related Articles

Back to top button
Close
Close