
Forcat e Ukrainës kanë lëshuar të dhënat e fundit për humbjet të cilat ia kanë shkaktuar Rusisë, prej kur ka filluar lufta.
Ata thonë se deri më sot kanë vrarë afërsisht më shumë se 246 mijë ushtarë rusë, transmeton Telegrafi.
Forcat e Armatosura të Ukrainës gjithashtu iu kanë shkaktuar edhe humbje të mëdha materiale forcave ruse, sipas të dhënave të përditësuara ushtarake.
Deri më tani, Ukraina i ka shkatërruar Rusisë 8,188 sisteme APV, 7,292 automjete dhe rezervuarë të tankeve, 4,211 tanke, 315 aeroplanë, 311 helikopterë dhe shumë pajisje të tjera ushtarake të tyre.



