LajmeMaqedoniTopLajm

Flakron Bexheti: Thirrjet si “shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” është meritë nga VLEN-i

Flakron Bexheti ka reaguar ashpër pas sjelljes huligane të një grupi tifozësh, të cilët janë dëgjuar duke bërtitur thirrje të rënda raciste si: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët”.

Në një postim të bërë publik, Bexheti e ka cilësuar këtë gjuhë si pasojë të një klime të toleruar institucionalisht dhe të një kulture urrejtjeje që, sipas tij, nuk është ndëshkuar kurrë siç duhet nga organet kompetente.

“Ky është rezultat i dështimit të institucioneve – policisë, gjykatave dhe prokurorisë – të cilat jo vetëm që nuk e kanë parandaluar këtë sjellje të rrezikshme, por përmes heshtjes së tyre, në mënyrë të tërthortë e kanë stimuluar. Është një shfaqje e pastër e racizmit dhe albanofobisë, për të cilën përgjegjës është edhe vetë sistemi politik dhe qeverisja”, ka shkruar Bexheti, duke e përfunduar reagimin me fjalën “Turp”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close