
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes shoqërisë Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.
“Kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë të shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të jenë të parët që do të ftohen për të marrë pjesë në një udhëtim të përshtatur për të qenë nesër pjesëmarrës në këtë shoqëri të re.
Ata do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit nga profesionistët e këtij kantieri.
Kjo marrëveshja i hap rrugën një diskutimi të ri të natyrës ekonomike. Nga dy anijet e para që do të ndërtohen, dhe qe do ta çojnë në 7 flotën tonë, që është një numër optimal përsa i përket peshës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë në Mesdhe. Më pas raporti do të vijojë më tej për t’i eksportuar këto anije”, tha Rama.



