LajmeMaqedoniTopLajm

Fingerprinti nuk la përshtypje të mirë te qytetarët, shkaktoi vetëm nervozë

Aparati për marjen e shenjave të gishtit që për herë të parë përdoret në këto zgjedhje, nuk la përshtypje të mirë tek votuesit. Askush nuk e pa se si me të po bëhet hap përpara në demokratizimin e procesit zgjedhor, ndërsa shumë qytetarë nuk mund të gjenin veten pikërisht përshkak problemve me shenjat.

Sipas disa vlerësimeve, pothuajse çdo i dyti apo i treti kishte problem të identifikohet për ovtim përmes shenajve të gishtit, përshkak se aparati nuk i njihte shenjat. Derisa zgjaste përpjekja për identifikim, para klasave krijoheshin radhë të gjata për të votuar, transmeton Zhurnal.

Në disa vendvotime në Kërçovë, bordet kishin vendosur fare mos ta shfrytëzojnë aparatin, e kështu KSHZ u kërcënua se aty mund të ketë rivotim.

Në shkollën fillore “Liria” në Tetovë kishte probleme të shumta me aparatet ndërsa në radhë pritnin madje mbi 30 qytetarë. Shumë prej tyre revoltoheshin dhe kthenin mbrapsht, disa vinin më vonë përsëri e disa fare nuk ktheheshin.

Nga KSHZ arsyetohen se gjithçka e re ka pengesa dhe rreziqe sepse nuk ka përvojë. Si arsyetim për mos funksionim të rregullt ata fajësojnë shenjat e gishtave të qytetarëve si dhe mos dijen e komisionit zgjedhor për të menaxhuar me të.

Related Articles

Back to top button
Close
Close