LajmeMaqedoniTopLajm

Fillon transporti i nxënësve në Gostivar/ Taravari: BDI i la nxënësit dy javë pa transport

Nga dita e djeshme funksionon transporti publik i nxënësve në Gostivar. Këtë e bëri të ditur sonte kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në “Rruga drejt” në Alsat.

Ai dha sqrim se pse ishte vonuar transporti këto ditë derisa viti i ri shkollor ka filluar.

“Në kohë të BDI-së konkuronte një kompani. Në Gostivar e merrte transportin e nxënësve ‘Durmo Turs’ pasi vetëm ajo kompani konkuronte. Tash çfarë na ndodh neve? BDI i çon kompani të ndryshme të konkurojnë në tenderat, e rrëzojnë çmimin për transport. Pastaj çka bëjnë – Prej Tetove konkurojnë dy kompani për të mbajtur nxënës në Gostivar, kjo është e jo logjikshme. Këto kompani nga Tetova që kanë konkuruar në Gostivar, janë kompani të njohura se bashkëpunojnë me BDI-në dhe kapitalin e këtyre kompanive e kanë njerëz të BDI-së”, tha Taravari.

Akuzave të kryetarit të degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi mbi transportin e nxënësve, Taravari iu përgjigj më tej se partia e tij i ka lënë nxënësit e Gostivarit pa transport.

“Ata pastaj njëri-tjetrit i bëjnë ankesa dhe Byroja për ankesa mbi tenderat e cila duhet të përgjigjet për tre ditë, e vonon ankesën tre javë. E kisha lutur Valdetin që mos na lëshojnë kompani nga Tetova në Gostivar dhe e dyta aty ku bëni preson vazhdimisht, pasi vetë ata të Byrosë na kanë konfirmuar se kanë shtypje të hatashme prej funksionarëve të BDI-së, të ndaloni”, tha më tej Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close