LajmeMaqedoni

Filipçe: Po ulet numri i pacientëve të pranuar, po bëhen projeksione edhe për kapacitete të reja spitalore

Gjatë ditëve të kaluara po ulet numri i pacientëve të pranuar në krahasim me atë që ishte para dhjetë ditëve kur kishte numër të madh të pacientëve të cilët vinin në spital dhe atëherë nuk kishte pacientë të cilët dilnin nga spitali. Dje pas një kohe të gjatë për herë të parë numri i pacientëve që dolën nga spitali është më i madh se ata që u pranuan, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me përfaqësues të shoqatave për sëmundje të rralla në Parkun e Qytetit.

Ai theksoi se po i përgatisin kapacitetet spitalore edhe sa i përket trajtimit adekuat nëse japin edhe shërbim tjetër shëndetësor, dhe potencoi se po bëjnë projeksion edhe për kapacitete të reja jo vetëm për tani, por edhe për muajt e vjeshtës, kur ka mundësi për presion më të madh, atëherë edhe me patologji tjetër nga gripi sezonal.

Në lidhje me përmbushjen e kapaciteteve në institucionet publike shëndetësore ku pranohen të sëmurë nga Kovid-19, ai tha se tridhjetë për qind është përmbushur kapaciteti i spitalit në Kozle, dhe ka numër të mjaftueshëm të shtretërve të lirë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit 8 Shtatori punojmë në sistemin e rotacionit të kuadrit. Në gjysmë është i mbushur kapaciteti në të gjitha repartet spitalore përgjatë shtetit përveç se në Ohër dhe në Manastir, ku ka disa shtretër të lirë”, theksoi Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se me vendim të kolegjiumit të ekspertëve shtyhen vetëm intervenimet kirurgjike të pacientëve të cilëve ato shtyrje nuk do t’ua përkeqësojë gjendjen shëndetësore.

Ai paralajmëroi se këto ditë do të lëshohet sistemi për caktim të “Termini Im” në ato klinika dhe reparte ku mjekët nuk bëjnë rotacione.

“Në cilindo moment nëse vendosim se nevojitet ndonjë masë restriktive, qoftë ai restrikcion i lëvizjes në cilindo pjesë të vendit këtë do ta rekomandojmë”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close